Kanë përfunduar para pak minutash dy ndeshjet e Premier Ligës, të vlefshme për xhiron e 12-të.

Manchester United ka triumfuar në shtëpi ndaj Brighton me rezultatin 3-1, duke u rikthyer kështu te fitorja në kampionat, pas humbjes ndaj Bournemouthit një javë më parë.

Ishte Andres Periera i cili kaloi në avantazh “Djajtë e Kuq”, teksa shënoi një gol me fat në minutën e 17’.

Vetëm 2 minuta më vonë, miqtë shënuan një autogol, duke i dhënë United avantazhin e dyfishtë.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa e dyta nisi me Brighton në sulm, të cilët gjetën golin në minutën e 64’, me Dunk.

Në minutën e 66’, Rashford shënoi një gol shumë të bukur, pas një kundërsulmi vrastar të nisur nga Martial.

Ndërsa në takimin tjetër, Wolves ka mposhtur me rezultatin 2-1 Aston Vilën, në një ndeshje të luftuar nga fillimi deri në fund.

Loading...