Rashford, Martial dhe Greenwood – të tre e kanë gjetur golin në fitoren e Manchester United kundër Partizanit të Beogradit

Manchester United ka rrëmbyer tri pikë të tjera në Europa League.

Në xhiron e katërt, të vlefshme për Grupin L, “Djajtë e Kuq” triumfuan në shtëpi ndaj Partizanit të Beogradit me rezultat të pastër 3-0.

Sulmi, që është problemi kryesor këtë edicion për ekipin e Solskjaer, funksionoi më së miri sonte, pasi realizuan tre futbollistët që startuan.

Fillimisht shënoi 18-vjeçari i akademisë, Mason Greenwood, në minutën e 22-të.

Për 2-0 shënoi Anthony Martial në minutën e 33-të.

Për 3-0 dhe golin përfundimtar e shënoi sulmuesi Marcus Rashford, në minutën e 49-të.

Pas kësaj fitore, Man United ka shkuar në kuotën e 10 pikëve në Grupin L, ndiqet nga AZ Alkmar që ka grumbulluar tetë pikë.

Loading...