Si parti e ndërgjegjshme para qytetarëve, vazhdojmë me realizimin e masave që sigurojnë paga më të larta dhe më tepër ara në familje. Shumica parlamentare e udhëhequr nga LSDM-ja i miratoi ndryshimet e Ligjit për pagë minimale.

Paga minimale rritet në në vlerë më të lartë historike 14.500 denarë.

Tashmë me pagën e dhjetorit rreth 90.000 qytetarë do të marrin rritje të të ardhurave mujore.

Kjo është rritje për 5.500 denarë apo mbi 60 për qind të pagës minimale për vetëm dy vjet e gjysmë.

Me rritjen e re në nivel vjetor 66.000 denarë shtesë do të përfundojnë te qytetarët të cilët marrin pagë minimale.

Kjo është edhe një masë e cila ka për qëllim të sigurojë paga më të larta, por edhe ta ulë hendekun ekonomik.

Në mënyrë shtesë, shumica parlamentare e miratoi edhe propozim Ligjin për subvencionimin e kontributeve nga sigurimi i obligueshëm social.

Kontributet për sigurim të obligueshëm social do të subvencionohen për të gjitha ndërmarrjet të cilat do t’ua rrisin pagën e të punësuarve të tyre deri në 6.000 denarë.

Jemi në rrugë të drejtë.

Qëndrojmë të përkushtuar në rritjen e pagave dhe standard më të lartë jetësor për të gjithë qytetarët.

Qendra për Komunikime me Opinionin e LSDM-së

Loading...
Global