Sot rreth orës 02:00 të mëngjesit pranë një klubi të natës në Prishtinë janë dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri.

Dëshmitarë që kanë qenë në vendin e ngjarjes e kanë përshkruar ngjarjen sikur një nga ato skenat e filmave aksion; ndërsa në mëngjes është konfirmuar nga autoritetet se katër persona kanë mbetur të plagosur nga ky rast.

Klan Kosova përmes burimeve mëson se personi i dyshuar për këtë rast është i njohur për Policinë.

I dyshuar për plagosjen e katër rojeve të klubit të natës “Duplex”në Prishtinë, po del të jetë Astrit Mehmeti i njohur me nofkën “Llepota”.

Policia ka bërë të ditur se ka arritur t’i identifikojë personat përfshirë në këtë rast si dhe ka konfiskuar tre armë që dyshohet të jenë përdorur për shkaktimin e plagëve.

Mirëpo deri më tani ende nuk është konfirmuar nëse është arrestuar ndonjëri prej të dyshuarve.

Për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje, klikoni në linkun e mëposhtëm.

Loading...