Jurgen Klop kishte të drejtë që nuk lodhi shumë ekipin e tij dhe përdori rotacion. Liverpuli ka fituar me rezultatin 2-1 ndaj Genk-ut, në një sfidë që nuk shpenzoi shumë energji dhe ruajti forcat për ndeshjen e fundjavës kundër Mançester Sitit.

Takimi nisi mirë për djemtë e Klopp që realizuan shumë shpejt me Wijnaldum. Mesfushorit i mbeti topi brenda zonës së rreptësisë dhe nuk e kishte të vështirë ta dërgonte në rrjetë për 1-0. Ekipi mik reagoi në fundin e pjesës së parë dhe barazoi me anë të Samata.

Ky i fundit u harrua në zonë nga një goditje dënimi dhe goditi bukur me kokë. Kampionët e Europes e nisën me vrull pjesën e dytë dhe shënuan golin e fitores. Salah pasoi mirë për Oxlade-Chamberlain dhe sulmuesi u kthye mjaft bukur duke goditur fort. Topi pushoi në rrjetë dhe Liverpooli merr 3 pikë dhe vendin e parë në grup.

Napoli është në krizë rezultatesh! Rezultatet zhgënjyese e kanë ndjekur skuadrën e Karlo Ançeloti jo vetëm në Serie A, por dhe në Ligwn e Kampionwve.

Italianët barazuan 1-1 në shtëpi me Salzburgun. Ishin miqtë që shënuan të parët me penalltinë e kthyer në gol nga Haaland.

I riu u tregua i ftohtë dhe është kthyer në objektivin numër një të merkatos për shumë klube. Napoli reagoi me anë të Lozanos, por vetëm aq.

Loading...