Zëdhënësi i Lëvizjes BESA, Elmedin Memishi në rrjetin social Facebook ka reaguar pas lirimit nga burgu të ish prokurores speciale Katica Janeva.

Ja reagimi i tij;

“Katica dhe drejtësia!

Nëse i vjedh një pulë komshiut, vjedh qebap, thyen ndonjë dritare e kështu me radhë. I han 3-5 vite burg!

Nëse vret fëmij shqiptar, vjedh milion para të shtetit, manipulon tenderë, përgjon ilegalisht, reketon biznese e të tjera, atëherë ose të përcjellin azilant, ose të lënë në arrest shtëpiak!

Kjo është Maqedonia Evropiane, ky është sistemi i drejtësisë, shteti i së drejtës të cilin e ndërtoi pushteti i kaluar, ndërsa e zbaton me përpikshmëri pushteti, LSDM – BDI apo Alternativa që e shijojnë kajmakun e pushtetit a shitet si opozitare.

Reformat në sistemin e shtetit dhe në drejtësi nuk bëhen nga kriminelët”, ka shkruar Memishi në Facebook.

Loading...
Global