Policia e Tetovës ka bërë të ditur se në rrugën ,,Vëllezrit Milladinovi,, në Tetovë, të mërkurën rreth orës 08 e 10 minuta, ka ndodhur aksident trafiku në të cilin janë përfshirë : motoçikleta ,,Jyajye,, me targa të Tetovës, të cilën e ka drejtuar 27-vjeçari Sh.E. ndërsa si bashkëudhëtarë ka qenë 25-vjeçari E.M. të dy nga Tetova, dhe një veturë e panjohur e cila menjëherë ka lëshuar vendin e ngjarjes informon ts.mk.
Çiklisti i lënduar dhe bashkëudhëtari janë dërguar në Spitalin klinik të Tetovës, për tju ofruar ndihma mjekësore.
Inspektim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi nga SPB Tetovë.Ts.mk

Loading...