Tension i lartë në prag të sfidës në Europa League mes Lazios dhe Celtic.

Sipas raportimeve të mediave italiane, dy tifozë skocezë janë përleshur me thikë orët e para të mëngjesit të së enjtes në Romë.

Agresorët i kishin goditur rastësisht tifozët miq, duke i zgjedhur “viktimat” e tyre vetëm prej theksit anglez. Për fat të mirë, dy personat e lënduar nuk janë në një gjendje të rëndë.

Siç raportohet nga “La Repubblica”, policia dhe ambulancat mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po heton ngjarjen.

Ndeshja mes Lazios dhe Celtic do të zhvillohet në stadiumin “Olimpico” të Romës.

Loading...