Në përballjen midis Shqipërisë dhe Francës mes shumë personaliteteve të shumtë të politikës dhe sportit ,nuk kishte si mungonte edhe kreu i Ekolog ,Lazim Destani informon Tetova sot.Ai përmes rrjetit social Facebook ka publikuar fotografi nga kjo mbrëmje e magjishme për sportin dhe jo vetëm ndërsa e ka quajtur një kënaqësi të jashtëzakonshme dhe një ndjenjë të veçantë .

Ky është postimi i plotë i z.Destani :

Është kënaqësi e jashtëzakonshme të jesh sonte në stadiumin e ri “Air Albania” në Tiranë për ta ndjekur nga tribuna ndeshjen Shqipëri-Francë. Ndjenjë të veçantë kënaqësie para ndeshjes sjell programi artistik me këngëtarët e zgjedhur të cilët po performojnë për t’ia dhënë shkëlqimin kësaj mbrëmje të bukur kur po inaugurohet ky stadium me pamje kaq madhështore, më i miri në rajon.
E gëzofsh stadiumin Shqipëri!
Uroj sonte të shikojmë një ndeshje të bukur, lojë dinjitoze të kombëtares sonë dhe n’dashtë fati, të gëzohemi me fitoren e kuqezinjve!

Loading...
Global