Një nënë thotë se ajo vuri në pikëpyetje atësinë e vajzës së saj pasi ajo lindi me flokë dhe lëkurë “ndryshe” – por rezultoi se ishte albinizëm.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Edith Garcia, 33 vjeçe, nga Kalifornia dhe me prejardhje meksiko-amerikane, lindi foshnjën Tatiana në qershor të vitit 2014.

Ajo dhe burri Raul nuk e kishin idenë që të dy ishin bartës të gjenit albinizëm, dhe në fillim u mahnitën nga pamja e vajzës së tyre.

“Kur lindi Tatiana, gjithçka që mund të shihja ishte kjo vajzë me lëkurë të tillë dhe me flokë bjonde – nuk dija çfarë të mendoja”, tha Edith.

“Për një sekondë, unë shikova te burri im dhe pyesja veten se çfarë bëri”.

Megjithatë, ajo ka shtuar se menjëherë ka vënë në dyshim mendimet e saj.

Albinizmi është një gjendje e karakterizuar nga mungesa e pigmentimit në lëkurë, flokë dhe sy.

Kjo gjithashtu rezulton në shikim të dobët dhe perceptim të thellësisë, si dhe lëvizje të pavullnetshme të syve dhe ndjeshmëri ndaj dritës.

Gjendja shkaktohet nga trashëgimia e gjeneve recesive, domethënë prindërit shpesh mund të mbajnë gjenin pa u prekur nga ai.

“Pasi [Tatiana] lindi, nëna ime e pyeti gjyshin tim nëse ai kishte njohuri për ndonjë të afërm dhe ai konfirmoi që kishte, por ata ishin të paktën pesë breza mbrapa”, tha Edith.

“Ana e burrit tim kishte kushërinj të largët”.

Edith thotë se Tatiana nuk është shumë e ndikuar nga njerëzit në publik që vërejnë pamjen e saj.

“Tatiana e di se është e veçantë”, tha ajo. “Por ajo është mësuar me vëmendjen që merr nga të huajt dhe nuk duket se e pengon kjo”.

“Ajo e di se kjo është kryesisht për shkak të flokëve të saj të bardhë ashtu siç thonë njerëzit zakonisht”. “Unë mendoj se është gjithashtu e rëndësishme që ajo të ndjehet e sigurt dhe të dijë që ajo është e veçantë në mënyrën e saj, por prapë është e njëjtë”.

Tatiana lindi vetëm një ditë para Ditës Kombëtare të Ndërgjegjësimit të Albinizmit, e cila bie në 13 qershor.

Edith thotë se leximi për përvojën e njerëzve të tjerë me albinizëm e ndihmoi atë të kuptonte gjendjen e vajzës së saj, dhe se ajo tani dëshiron të rritet ndërgjegjësimi mes të tjerëve.

Loading...
Global