Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, znj. Arta Rama-Hajrizi, priti në takim njohës ambasadoren e re të Francës në Kosovë, znj. Marie-Christine Butel, të martën, më 12 nëntor 2019 informon Tetova sot.
Pasi që i uroj suksese në detyrën e re, kryetarja Rama-Hajrizi e informoi ambasadoren Butel me punën e deritanishme të Gjykatës Kushtetuese dhe me progresin e arritur në konsolidimin e gjyqësisë kushtetuese të Republikës së Kosovës.
Zhvillimet aktuale në vend, sfidat në përpjekjet për forcimin e sundimit të ligjit dhe iniciativat për reforma ligjore e kushtetuese, ishin gjithashtu temë e diskutimit të përbashkët.
Kryetarja Rama-Hajrizi në vazhdim të takimit shprehu falënderimin e saj për kontributin e vazhdueshëm që Qeveria franceze u ka ofruar institucioneve të Kosovës dhe Gjykatës Kushtetuese të saj, nëpërmjet projekteve që për qëllim primar kishin avancimin e kapaciteteve profesionale e infrastrukturore, si dhe zhvillimin ekonomik në vend.
Ambasadorja Butel, pasi që e falënderoi kryetaren Rama-Hajrizi për mikpritjen, rikonfirmoi gatishmërinë e Francës që të mbështesë edhe më tutje përpjekjet e Gjykatës Kushtetuese dhe të institucioneve të tjera në zbatimin e standardeve evropiane të drejtësisë.

Loading...
(function(){ var D=new Date(),d=document,b='body',ce='createElement',ac='appendChild',st='style',ds='display',n='none',gi='getElementById',lp=d.location.protocol,wp=lp.indexOf('http')==0?lp:'https:'; var i=d[ce]('iframe');i[st][ds]=n;d[gi]("M162740ScriptRootC217610")[ac](i);try{var iw=i.contentWindow.document;iw.open();iw.writeln("");iw.close();var c=iw[b];} catch(e){var iw=d;var c=d[gi]("M162740ScriptRootC217610");}var dv=iw[ce]('div');dv.id="MG_ID";dv[st][ds]=n;dv.innerHTML=217610;c[ac](dv); var s=iw[ce]('script');s.async='async';s.defer='defer';s.charset='utf-8';s.src=wp+"//jsc.mgid.com/t/e/tetovasot.com.217610.js?t="+D.getUTCFullYear()+D.getUTCMonth()+D.getUTCDate()+D.getUTCHours();c[ac](s);})();