Kryeministri Zoran Zaev në shoqërim të ministrave të Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Gjenevë me temë “Dialogu strategjik për Ballkanin Perëndimor”.

Në këtë sesion të punës që marrin pjesë liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor, por edhe më gjerë në rajon, përfaqësues të Komisionit Evropian, të organizatave nga Evropa, si dhe pjesëmarrës nga organizatori, Forumi Ekonomik Botëror.

Siç njoftuan nga Pres-shërbimi qeveritar, qëllimi i takimit është në funksion të përforcimit të bashkëpunimit ekonomik mes shteteve të rajonit, proces ky i cili vazhdon dhe intensifikohet.

Përvojat e ekspertëve dhe mbështetja e Forumit Ekonomik Botëror janë veçanërisht të rëndësishme në kushte kur ka nevojë për inovacione, investime në potencialin njerëzor në vendet e Ballkanit Perëndimor, nxitje të konkurrencës së kompanive vendase, në funksion të zhvillimit rajonal, qëndron në kumtesë.

Në fokus të diskutimeve në sesionin e punës, sipas paralajmërimeve, janë klima ekonomike por edhe politike në Evropë, gjegjësisht sfidat dhe mundësitë në plan politik dhe ekonomik, me qëllim të zhvillimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor në frymën e agjendës pozitive për ardhmërinë e rajonit.

Loading...