Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti, ende nuk e ka folur asnjë fjalë për humbjen e thellë që partia e tij e ka pësuar në zgjedhjet e gjashtë tetorit, raporton Gazeta Express.

Kur Vetëvendosja u nda, e disa deputetë të kësaj partie krijuan PSD-në në krye me Shpend Ahmetin, të njëjtët patën ambicie të mëdha për arritjet e tyre në politikë.

Mirëpo, kur Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga pozita e kryeministrit, PSD e AAK ishin të parët që nënshkruan marrëveshje për koalicionin, e u patën shprehur të bindur se nuk kanë dyshime se do të radhiten të parët.

Tash një muaj pas zgjedhjeve kur janë shpallë edhe rezultatet përfundimtare, PSD-së e AAK-së, nuk ju kanë dalë mirë hesapet me votë.

Derisa koalicioni 100%, doli në vend të katërt duke marrë 14 deputetë, humbje të thellë në këtë mes mori partia e Ahmetit, që për pak vota arriti që të sigurojë një deputete që do ta përfaqësojë për katër vite.

Pavarësisht kësaj Ahmeti nuk e ka folur ende asnjë fjalë për të uruar deputeten e vetme të partisë së tij, Natyra Kuçin që e ka mposhtur në garë vetë Ahmetin, e disa nga fytyrat kyçe të partisë Dardan Molliqajn, Dardan Sejdiun, e Visar Ymerin.

Sot, për shkak të pakënaqësive e humbjes së thellë Sejdiu tha dorëheqje, e njësoj si ai pati vepruar edhe Fisnik Ismaili, edhe ky jashtë ulëseve të Kuvendit për këtë mandat.

Pavarësisht se Ahmeti nuk po flet për zgjedhjet, sot si duket ia i është kthyer punës si kryetar i Prishtinës.

Përmes Facebook-ut ai ka njoftuar për nënshkrimin e një kontrate.

Loading...