Nga Skënder Sadri KAPITI

Populli shqiptar i Kosovës,populli më heroik në Europë i cili për mbi 100 vite sfidoi , qëndroi dhe përballoi genocidin sllavo-serb; populli i cili mbijetoi në trojet e veta shqiptare edhe përkundër padrejtësive të Europës të cilat ia dhuruan Kosovën Serbisë; populli shqiptar i Kosovës kombi më atdhedashës i cili nuk lejoi pastrimin etnik të tokës shqiptare që quhet Kosovë; populli i cili rezistoi me armë , me pushkë dhe me rezistencë politike,demokratike e paqësore kundër barbarizmit sllavo-serb.

Me krimet dhe genocidin serb mbi shqiptarët e Kosovës, dhe me padrejtësitë që u bëri shqiptarëve Europa, këto ia ndëprenë dhe penguan kombin shqiptar që të ecë në rrugën e qytetërimit,prosperitetit dhe zhvillimit të tij kombëtar; ia penguan atij energjitë dhe potencialet intelektuale, ekonomike, politike, akademike, kulturore, arsimore, historike,sportive dhe kombëtare duke mos lejuar zhvillimin e tyre lirshëm në një shtet të lirë e të pavarur gjithëkombëtar.

Armiqtë e shqiptarëve gjithmonë komplotuan kundër shqiptarëve, dhe sidomos kundër Kosovës.

Por më në fund falë edhe ndërgjegjsimit të perendimit për fajin e tij në këtë padrejtësi kundër shqiptarëve, më në fund pas 100 vitesh ndërhynë dhe e ndreqën deri diku atë gabin të rëndë e tragjik që Europa si padrejtësi të madhe u kishte shkaktuar shqiptarëve,  e qe ne fund te shek.20 ndërhynë dhe cliruan Kosovën, djepin e shqiptarizmës.

Shkak i këtij shkrimi është ajo se cfarë vlerash të larta humanizmi e kombëtare po tregon Kosova, populli i  saj si një komb  qytetëruar, paqësor, tolerant dhe me tradita të larta  e të mëdha njerëzore si; patriotizmi, fisnikëria, bujaria, respekti, ndershmëria, mirënjohja dhe mikpritja ku pjesa tjetër e botës  nuk i ka sot ato.

Kosova si Antare e re  OKB të Futbollit  i dha një leksion të madh asaj,  në  atë që garat sportive në radhë të parë  që skuadrat dhe përfaqësueset mike duhet ta ndjejnë veten e tyre sikur luajnë në atdheun e tyre, në shtëpinë e tyre, dhe që garat të  jenë gara paqësore, joraciste, gara respekti reciprok, mikëpritjeje e  ndërshmërie. Bota futbollistike është bota më e madhe sportive gjithpërfshirëse dhe universale . Futbolli, sporti më i madh dhe më i përhapuri në botë , i cili ka numrin më të madh të klubeve dhe të sportistëve, si dhe është aktviteti me  rendësishëm brënda kombeve dhe në atë të aktivitetit sportiv ndërkombëtar; sporti që  organizon kampionate kombëtare, rajonale , kontinentale dhe botërore, si dhe që ka miliona e miliarda shikues e admirues. Kosova , antarja më e re në FIFA në ndeshjen e 17 Nëntorit 2019 në Prishtinë në përballje me Anglinë për eliminatoret e Kamponatit Europian 2020, për herë të parë në historinë e futbollit tregoi virtytet e larta humane, respekti dhe të një mikëpritjeje të jashtëzakonshme për përfaqësuesen e një kombi tjetër në një ndeshje sportive futbolli. Kjo pasi jo vetëm në stadium por edhe jashtë tij shqiptarët e Kosovës u rezervuan tifozëve  anglezë nje pritje e respekt sikur ata të ishin në Angli dhe jo në një shtet tjetër.

Kosova dhe kosovarët respektuan ndjenjat kombëtare dhe dinjitetin e një kombi tjetër në shtëpinë e tyre, respektuan himnin dhe flamurin e Anglisë në mënyrën e paparë ndonjëherë më parë në stadiumet e tjera europiane e botërore, që vëndasit i bëjnë një ekipi të huaj.

Kosovarët treguan virtytet e larta të shqiptarëve si respektin,, mirësjelljn, besnikërinë, ndershmërinë  dhe mikpritjen , virtyte këto që na bëjnë që të ndjehemi krenar si komb dhe si leksion e shëmbull edhe për qytetërimin botëror.Bota e qytetëruar jo vetëm ajo sportive, por edhe ajo politike tashmë e shikon se kush janë shqiptarët . Ata janë kampion të Ballkanit dhe shëmbull botëror për kulturën e respektit, të mikpritjes, të nderit e të burrërisë dhe nuk janë as si bullgarët, as si serbo-sllavët dhe as si grekët.

 

Tifozët kosovarë nuk shajnë dhe nuk ofendojnë askëd , asnjë racë tjetër sic bëjnë serbët dhe sllavo-serbët e grekët që vrasin shqiptarë pse festojnë me flamurin kombëtar, që ulurijnë nëpër stadiumet jo vetem në Serbi por edhe në Europë me thirrjet barabare “vrisni, vrisni shqiptarët “, “Kosova është Serbi”etj.

Pra, serbët edhe në sport tregohen e sillen si shtazë.Dhe cuditërisht karshi këtyre Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama  tregohet më serbofil se sa edhe vetë serbët, i fton në kryeministri të tij huliganët serbë, u shkon edhe në dhomat e xhveshjes sportistëve serbë, dhe i telefonon e ia uron fitoren e Serbisë ,kryeministrit të Serbisë, dhe nuk i lejoi tifozët nga Kosova që ta mbështesnin kombëtaren e Shqipërisë në Shqipëri në ndeshjen Shqipëri-Serbi të vitit 2015. Ky është dallimi: shqiptarët e Kosovës  presin dhe respektojnë Anglinë dhe i quajnë vëllezër , ndërsa politika e pushtetit në Tiranë,kryemnistri shqiptar i pret si vëllezër serbët dhe jo shqiptarët e Kosovës që vijnë në Shqipëri për Shqipërinë kundër Serbisë. Edhe pse në Prishtinë me 17 Nëntor 2019 luante përfaqësuesja e Kosovës me Anglinë shqiptarët e Kosovës  erdhën dhe e mbushën stadiumin e Tiranës në mbështetje të vëllezërve të Shqipërisë kundër Francës,Franca që pak muaj më parë skandalizoi me Himnin e Shqipërisë në Francë në ndeshjen Francë-Shqipëri; Franca e cila refuzoi hapjen e negociatave të Shqipërisë në BE. Pra shqiptarët e Kosovës i duan si veten e tyre vëllezërit shqiptarë të Shqipërisë dhe përkrahin e respektojnë miqtë e Shqipërisë e të Kosovës, Anglinë etj.

Por  akoma  as në Kosovë  dhe as kur luan Kosova në stadiumet europiane nuk kemi parë shqiptarë nga Shqipëria që të shkojnë për ta përkrahur Kosvën, përvecse  rrallë ndokush, në një kohë kur serbët shkojnë, provokojnë dhe shfryjnë histerinë e urrejtjes kundër Kosovës  dhe provokojnë me antishqiptarizmin e tyre kur luajnë Shqipëria e Kosova edhe nëpër stadiumet jo vetëm sllave të Rusisë, Ukrainës, Bullgarisë,Cekisë, Maqedonisë, Malit të Zi etj., por edhe në ato europianoperendimore.

Loading...
Global