Ambasadori i Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka aprovuar kërkesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës, për të hapur Konsullatën e Përgjithshme në Strugë, e cila do të mbulojë Ohrin, Rrënjën, Manastirin, Prilepin, Krushevën, Kërçovën dhe Dibrën. “Ketë lajm ma komunikoj zëvendëskryeministër për euro-integrime i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, Kisha nderin që në emër të institucioneve dhe të ambasadës së Kosovës, të falënderoj Qeverinë e RMV, për bashkëpunim dhe marrëdhënie të shkëlqyera me Republikën e Kosovës”, ka shkruar Dedaj në profilin e tij në “Facebook”.

Loading...
Global