La Liga ka konfirmuar se El Clasico mes Barcelonës dhe Real Madridit do të zhvillohet më 18 dhjetor, ditë e mërkurë, në orën 20:00, sipas kohës sonë lokale.

Barcelona duhej ta priste Real Madridin në Camp Nou më 26 tetor, por ndeshja u shty për shkak të krizës në Katalonjë.

Fillimisht kishte dyshime se a duhej kjo ndeshje të zhvillohej më 18 dhjetor për shkak në këtë datë do të zhvillohen ndeshje të tjera në Kupën e Mbretit dhe në Kupën e Botës për Klube.

dhuro

Megjithatë, kjo është tejkaluar dhe liga spanjolle ka konfirmuar se derbi ma i madh në botë do të zhvillohet më 18 dhjetor.

Loading...
Global