Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu kumtoi se komuna po binjakëzohet me Qytetin Staunton të SHBA-ve.

Në Asamblenë e posaçme të organizuar posaçërisht me rastin e vizitës së kreut të Çairit u miratua rezoluta e binjakëzimit. Rëndësia e kësaj ngjarjeje konsiston në thellimin e miqësisë me popullin amerikan.

“Delegacioni i kryesuar nga kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu zgjodhi Qytetin e Stauntonit pasi ai është vendlindja e Presidentit Uilson, një nga figurat më të lavdishme të politikës amerikane që luftoi për barazinë e popujve te vegjël te Ballkanit. Me këtë rast, Ganiu falënderoi asamblistët e Qytetit Staunton në emër të qytetarëve të Komunës së Çairit”, thuhet në kumtesën e komunës së Çairit.

Gjithashtu, informojnë se më 21 nëntor një delegacion i Qytetit Staunton do të vizitojë Komunën e Çairit, me ç’rast për nder të Presidentit Uilson do të vendoset busti i tij në shenjë mirënjohjeje e respekti ndaj figurës dhe veprës së tij. .

Loading...