Kompania Amazon e ka dorëzuar një padi te organet e drejtësisë në Shtetet e Bashkuara për ta kundërshtuar vendimin e Departamentit të Shtetit për t’ia dhënë një kontratë me vlerë prej 10 miliardë dollarësh kompanisë rivale, Microsoft.

Kjo ankesë u dorëzua në gjykatën amerikane për ankesa federale nën zbatim, sipas zëdhënësit të kompanisë Amazon, e cila është në pronësi të miliarderit dhe njërit prej njerëzve më të pasur të botës, Jeff Bezos.

Paraqitësi i ankesës pretendon se ky dokument përmban sekrete tregtare dhe të dhëna konfidenciale financiare, të cilat, nëse publikohen, mund të shkaktojë dëme të mëdha në konkurrencë, prandaj kërkoi nga organet e drejtësisë që ta mbajnë të fshehtë përmbajtjen e dokumentit.

Kompania Amazon ishte vlerësuar si favorite për ta fituar tenderin për infrastrukturë të mbrojtjes, i cili është pjesë e një plani më të gjerë për modernizimin dixhital të Pentagonit, por atë befasisht e fitoi kompania Microsoft.

Zyrtarët e kompanisë Amazon më parë janë ankuar se në këtë proces ka ndërhyrë politika. Ndryshe, Bezos, i cili është edhe pronar i gazetës “Washington Post”, ka qenë kritik i zëshëm i presidentit amerikan, Donald Trump, shkruan “The Guardian”.

Loading...
Global