Ky është një moment kur dy shokë të ngushtë, secili nga dy vjeç, takohen gjithë mall pasi kishin vetëm dy ditë pa u parë.

Takimi mes fëmijëve Maxwell dhe Finnegan u publikua në rrjet nga babai i njërit prej tyre. Pamjet e këndshme u filmuan në një rrugë në qytetin e Nju Jorkut.

Qëkur u publikua të dielën, videoja ka marrë shume klikime dhe një numër të madh komentesh nga njerëz të ndryshëm që admirojnë miqësinë fëmijëve.

dhuro

Dy të vegjlit janë takuar për herë të parë përpara një viti dhe babai i Maxwell-it thotë se dy djemtë tashmë janë të pandashëm.

Në një postim tjetër, babai shpjegon se dyshja ishin shumë emocionuar që takoheshin pasi nuk ishin parë me njëri-tjetrin prej dy ditësh.

Loading...
Global