Kinezët përdorin derrat e gjallë për të testuar sigurinë në vetura.

Për të provuar sigurinë e ndenjëseve të makinave, në Kinë janë përdorur derra të gjallë, duke shkaktuar zemërim mes grupeve për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve.

Shtatë derra të parritur mirë janë vrarë kohët e fundit për të studiuar dëmet që krijojnë makinat gjatë përplasjes me 50 km/orë.

Kafshët kanë pësuar dëme vdekjeprurëse, si dëmtim i organeve të brendshme nga thyerja e kockave. E njëjta praktikë përdorej edhe në SHBA për të testuar sigurinë e makinave, por është ndaluar në vitet 1990.

 

Loading...
Global