Presidenti i Komisionit Evropian në largim, Jean-Claude Juncker po shërohet me sukses nga operacioni i aneurizmit dhe duhet të largohet nga njësia e kujdesit intensiv gjatë ditës.

Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësja e KE-së, Mina Andreeva, e cila deklaroi se kthimi i Junckerit në punë do të varet nga shpejtësia e shërimit.

Juncker, 64 vjeç, do të largohet nga posti i tij në fund të muajit dhe do të pasohet nga Ursula von der Layen, transmeton KosovaPress.

dhuro
Loading...
Global