Ish-profesorët e gjimnazit “Gjon Buzuku” në Prizren, Nuhi Bytyçi e Bashkim Duqi presin që në fund të nëntorit ta marrin pagesën për punën e bërë gjatë periudhës së viteve 1990-1999, në kuadër të procesit të njohur si sistemi paralel i arsimit në Kosovë.

Ata kanë marrë vendimet përkatëse për kompensim nga 95 euro për muaj, pasi kanë punuar pandërprerë.

“Ajo ishte kohë e vështirë e sfide, por një mision i suksesshëm dhe krenar. Vetëm ata që kanë punuar e dinë, por jemi të zhgënyrer për zhagitjen e ligjit, pasi tashmë shumë prej kolegëve nuk jetojnë, ndërsa shumica syresh edhe 15 vitet e pasluftës kanë kaluar një jetë në kushte sociale”, thanë njerëzi ata për “GazetaePrizrenit.net” .

Në bazë të Ligjit për statusin e punëtorëve të arsimit shqiptar të Kosovës nga viti 1990 deri në 1999, të miratuar në Kuvendin e Kosovës, mësimdhënësit e kësaj kohe, varësisht nga vitet e punës do të paguhen, në vlerën nga 19 deri në 95 euro në muaj.

Drejtori i Zyrës rajonale të pensioneve në Prizren, Elmi Rrafshi, tha se nga kompensimi për këtë kategori do të behët nga 24 nëntori, ndërsa mjetet do t’i marrin në mënyrë retroaktive nga prilli.

“Deri tash afërsisht 1.200 mësimdhënës nga rajoni i Prizrenit kanë aplikuar, ndërkohë që afati do të jetë deri me 30 nëntor për pagesë retroaktive, ndërsa aplikimi normal do të vazhdojë rregullisht”, tha ai për portalin Gazeta e Prizrenit ai.

Pagesat e rregullta të pensioneve nisin nga dhjetori për ata që tash e tutje plotësojnë 65 vite.

Gjatë viteve të 90-ta, në Kosovë mësimi është zhvilluar nëpër shtëpitë shkolla, sipas organizimit paralel që kishin vendosur atë kohë përfaqësuesit politik shqiptarë, duke kundërshtuar nënshtrimin ndaj politikës së Beogradit dhe ish liderit të atëhershëm serb, Sllobodan Millosheviq.

Loading...