Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ditën e djeshme ka shpallur rezultatet përfundimtare të gjashtë tetorit.

Partia e Haradinajt që ishte pjesë e Qeverisë doli e katërta në zgjedhje së bashku në koalicion me PSD-në e Shpend Ahmetit.

AAK-PSD arriti ti fitojë 14 deputetë në legjislaturën e re, por që jashtë Kuvendit mbeti ish-shefi i grupit parlamentar të kësaj partie në legjislaturën e kaluar, Ahmet Isufi, shkruan Gazeta Express.

Isufi në listën e koalicioni AAK-PSD kishte numrin 17 dhe në zgjedhje ka arritur të marrë vetëm 3 mijë e 949 vota të pamjaftueshme për tu bërë deputet i Kuvendit.

AAK-PSD koalicioni 100 për qind Kosovë ka fituar 96 mijë e 883 vota ose 11,477 për qind.

Ky koalicioni ka dalë subjekti i parë në pesë komuna: Deçan, Gjakovë, Klinë, Rahovec dhe Junik.

Loading...