Policia e Tetovës ka bërë të ditur për një aksident të ndodhur sot rreth orës 09.00, në autostradën Tetovë-Shkup, në afërsi të mbikalimit të DëbërcësInformon Tetova sot. Vetura “Kia” me targa të Shkupit, të cilën e ka drejtuar 39 vjeçarja B.V. nga Shkupi, ka humbur kontrollin duke devijuar nga rruga dhe është përplasur në shtyllë prej betoni.
Gjatë aksidentit vozitësja B.V. ka pësuar lëndime trupore dhe me anë të autoambulancës është dërguar në Spitalin klinik të Tetovës për t’i ofruar ndihmë mjekësore.Ts.mk

Loading...
Global