Me ç’nota t’i mbruj këto vargje për ty
Këtu midis malesh,trim Visar Sinani!
Kur Ti si shqiponjë u kape aty
Përbri atij shkëmbi tek frynte tufani.

Dhe shikimin hodhe grykës tatëpjetë
Me dy sytë e zinj në vetullat ortiqe
T’shikoje si do vinin larot dhe qentë
Flakë për flakë me ta përleshjen ta nisje!.

Dhe erdhën ata ,si gjarpinj,si korba.
Atë natë nëntori t’ju rrethojnë në male
Nën thundrat e rënda rënkou dhe toka
Dhe druri dhe guri dhe lumi në zalle.

-Ejani-u the ,me grykën e maliherit
Kur drita e kuqremtë herët sa po pat dalë
Arma yte e vjetër oshëtiu qiellit
Nashkë me zërin tënd shkoi valë-valë.

-Mbahu,nënë -i the kreshnikes n’telefon,
Shkijet i kemi djegur,n”Brodec,te ky fshat,
Duhet dhe të vdesim për këtë tokën tonë!
Lamtumirë,nënë,mbaje kokën lart!…
2
Dhe sa dhembje ndjemë kur të pamë të shtrirë
Mu në mes të dhomës trupi Tënd vigan
Gratë rreth rreth gojë e ballë ngrirë
Dhe nënën shqiponjë te koka aty pranë.

Dhe të morëm ne të të ngrejmë në supe
Si t’ngrenim një shkëmb n’shpatiet e Sharrit
Ty që u vrave në krye të një lufte
Që sapo ka nisur dritë t’i jep malit.

Ecëm të të përcjellim rrugës për n’amshim
Aty ku do prehesh siç prehet një dëshmor
Përgjatë tërë udhës më erdhi në kujtim
Jeta yte e shkyrtër por e bardhë dëborë.

I bardhë ishe Ti ,trim Visar Sinani
Që në fëmijëri,i tillë dhe ke mbetur
Të shëndrisish në qiellin e këtij vatani
Një yll në mes yjesh që s’kanë për të t’u tretur.

Një yll që petrit do t’u rrith mbi krye
Korbave që të vranë,që deshën të të hanë
Në fundin e ndërgjegjes do t’u bëhesh hije
Gjarpinjëve që lëkurën në Brodec e lanë.
3
E kush mund të thosh,i vogël kur ishe,
Se Ti kur të rritesh ,do bije dëshmir?
Ti që në ballē e në sy e kishe
Tërë atë njomësinë mbledhur në krahëror.

Kur ecje mes bangave dhe më vije afër
Siç vjen një manar e t’shikon në sy,
Kur t’i kapja faqet ,më ishe aq i dashur
I dashur dhe kur ikje tutje përsëri.

Dhe sa qejf që kishe ta këndojë këngën
“Malet me blerim mbuluar,plot me bukëri!”
Dhe doje ta ngreje ,ta përplasje bangën
Kur “shqiptarët bashkë dalin për liri!”

Dhe shkoi gjatë ,vërtet ,u mbushën malet
Malet e Kosovës,të lara me gjaj,
Dhe mendimi yt aty nisë të ndalet
Ndonëse shumë i vogël,s’rrije dot rehat.

Dhe mezi që prisje të përhapej zjarri
Të kalonte gryka,brigje dhe kufij,
Pastaj me këtë zjarr t’kaplohej dhe Sharri
Dhe ndër të parët në mal të dilje Ti.
4
Kushtrimi dhe krismat të gjetën të zgjuar
U nise drejt tyre tok me Betimin
Të dy me vëllanë armët rrokët në duar
Përpara flamurit për të dhënë betimin.

Ishe aq i ri ,pa dirsur mustaqen
Kur supin e butë e ngjite pas një guri
Për kundak të pushkës Ti e vure faqen
Atë faqen e njomë me tipare burri,
Atje ,mbi Stërmollë,në pika që të dy
Me syrin tutje pishë hedhur mbi kala
Pritnit dhe shikonit tërë atë tradhti
Në duar t’armikut ajo si erdh e ra.

Dhe e patë një gjarpër murit si u ngjit
Si iku tatëpjetë me bishtin zvarrë -zvarrë
-Phu -e pështytë në mhekrën e ndytë
Ai që helmine kish lënë në zharrë.

-O laro!O qen!-i thatë me një zë
Tek ikte e ikte rrëshqananë zvarraniku
Po pështyma juaj për tē s’ishte gjë
Ishte më bastardh seç mund të jetë i ligu.
5
Dhe të vumë aty,në gji të tokës nënē,
Si një lis kur bie bregut të një nali
Aty pērgjithmonë kokën e ke vënë
Ti ,me yll në ballë,Ti Visar Sinani!

Nga një copë zemre dhe ne aty e lamë
Nga nhë pikë loti,te trupi yt i shtrirē.
Dhe erdhi ai çast kur me Ty u ndamë
Atë çast i rëndë,më shumë se i ngrirë.

Dhe kur të shikuam për të fundit herë
Ti sikur the,me lëvizje të kokës:
Rroni dhe vdisni edhe ju me ndet
Kudo që të jeni zot t’i dilni tokës!

Tokës tonë martire,tokës tonë të shtrenjtë
Që kudo ta prekësh rrjedh e pikon gjak!
Qielli ynë i vranët mbi atdheun e shenjtë
Një ditë do të kthjellet nuk do jetë shumë larg!

E ftohtë është vdekja,o Visar Trimi,
E ftohtë si akulli që trupin ta ngrin
Por kur në male të bie kushtrimi
Djemt bashkë me ty sërish do të vijnë.

HAMDI ISLAMI Nëntor ,2007

Loading...