Klaus Gjasula është duke kaluar momentet më të mira në karrierën e tij.

Kapiten i skuadrës gjermane të Paderbornit është lojtari i parë dhe i vetëm në Bundesligë që luan me një mbrojtse si helmetë në kokë.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare e ka nisur karrierën e tij nga kategoritë më të ulëta, duke arritur në elitën e futbollit gjerman.

Së fundmi, Gjasula në një rrëfim për prestigjiozen “Bild” ka zbuluar historinë unikale dhe vështirësitë e tij ekonomike, shkruan SYRI.net.

Në vitin 2012 kur mesfushori ishte pjesë Valdof Manhaim, në kategorinë e gjashtë gjermane, për të siguruar disa para më shumë, ai filloi punë si postier.

“Unë e bërë atë me disa kolegë, për të fituar ca para xhepi. Në ligat rajonale duhet të sigurosh ndonjë të ardhur. Ne duhet të vazhdojmë të besojmë në veten tonë. Historia ime tregon se gjithçka është e mundur”, tregon Gjasula.

29-vjeçari thotë se helmeta e tij kushton rreth 2 mijë euro, por ja çfarë mendojnë kundërshtrët për ‘yllin’ shqiptar.

“Me një helmetë në kokë dukesh pak më i dhunshëm. Të shumtë janë ata që nuk dëshirojnë të luajnë kundër meje, sepse unë marr shumë karton të verdhë. Plot 120 në 310 ndeshje. Helmeta ike kushton rreth 2000 euro”, u shpreh Gjasula.

Pse e mban kasketën në kokë? “Sepse kohë më parë theva një kockë te koka dhe duhet të mbrohesha. E hoqa kasketën njëherë në një ndeshje dhe portieri i ekipit tim me grusht në tentativë për të hequr topin me goditi aty… Nga aty, e vura prap dhe nuk e heq më. Më thërrasin gladiator në Gjermani!”.

Loading...
Global