Sot rreth orës 14.00 në rrugën ,,Goce Dellçev,, në Gostivar, vetura ,,Seat Ibiza,, me targa të Gostivarit, të cilëne e ka drejtuar 66-vjeçari N.M. nga Banjica e Poshtme, ka aksidentuar këmbësorin R.S. (55) nga Gostivari i cili ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Këmbësori i lënduar është dërguar në Spitalin e përgjithshëm ,,Ferid Murat,, në Gostivar, për ti ofruar ndihmë mjekësore.
Inspektim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi nga Stacioni policor Gostivar.

Loading...