Pjesëtarët e policisë nga SPB Tetovë-Stacioni policorë Gostivar, mbrëmë rreth orës 01.00, në rrugën ,,Zhivko Brajkovski,, në Gostivar, kanë privuar nga liria personat S.N. (21) dhe H.B. (18) nga Gostivari, për arsye se gjatë kontrollit të kryer tek ata është gjetur marihuanë.

Dy personat në fjalë janë mbajtur në Stacionin policorë Gostivar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të përgatitet edhe parashtresë adekuate.

Loading...