Në seancën shqyrtuese të mbajtur më 13 nëntor 2019, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës shqyrtoi dhe vendosi për kërkesat: 1. KI 176/18, KI 183/18 dhe KI 06/19; 2. KI 170/18; 3. KI 62/19 dhe 4. KI 126/19 informon Tetova sot.
Më poshtë mund të lexoni përmbledhjet e shkurtra të vendimeve të Gjykatës (tekstet e plota të aktvendimeve dhe të aktgjykimeve do tu dorëzohen palëve, do të publikohen në ueb-faqen e Gjykatës dhe në Gazetën Zyrtare gjatë ditëve në vijim):

Aktvendim
Lënda: KI 176/18, KI 183/18 dhe KI 06/19
Parashtrues: Zeqir Demaku, Jahir Demaku, Fadil Demaku, Nexhat Demaku, Isni
Thaçi, Bashkim Demaj, Selman Demaj, Driton Demaj dhe Agim Demaj

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës [Pml.nr.158/2018], të datës 26 shtator 2018, me të cilin parashtruesit e kërkesës pretendonin se u janë shkelur të drejtat e garantuara me nenin 24 [Barazia para ligjit], nenin 31 [E drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, lidhur me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, si dhe me nenin 53 [Interpretimi i dispozitave për të drejtat e njeriut] të Kushtetutës. Parashtruesit e kërkesës KI 176/18 po ashtu pretenduan se, Gjykata Supreme me vendimin e kontestuar i ka shkelur të dënuarit S.S. të drejtën e tij të garantuar me nenin 29 [E drejta e lirisë dhe sigurisë] të Kushtetutës. Parashtruesit e kërkesës KI 176/18 kërkuan njëherësh nga Gjykata Kushtetuese që të vendosë masë të përkohshme, përkatësisht të ndaloj ekzekutimin e vendimit të kontestuar. Parashtruesit e kërkesës KI 06/19 gjithashtu kërkuan nga Gjykata që të vendosë masë të përkohshme, përkatësisht të bëjë “pezullimin e procedurës së ekzekutimit të dënimeve nga Gjykata Themelore në Mitrovice lëndët me numër ED: 123, 125, 126 dhe 127, deri në vendosje të kësaj lëndë nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës”.
Kërkesat bazoheshin në nenin 113, paragrafi 7 [Juridiksioni dhe palët e autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës], 27 [Masat e përkohshme] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese (nr. 03/L-121), si dhe në rregullat 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] dhe 56 [Kërkesa për masë të përkohshme] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata, me vendim unanim të gjyqtarëve dhe në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës, me nenin 20 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 39(1)(a), 39(2) dhe 59(2) të Rregullores së punës, vendosi të deklarojë kërkesën të papranueshme.
Gjykata vendosi të refuzojë kërkesën për masë të përkohshme në pajtim me nenin 27 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullin 57 të Rregullores së punës.

dhuro

Aktvendim
Lënda: KI 170/18
Parashtrues: Draško Šćekić

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës – Kolegjit të Apelit të Agjencisë Kosovare të Pronës [GSK-KPA-A-229/2015], të datës 30 maj 2018, me të cilin parashtruesi i kërkesës pretendonte se i janë shkelur të drejtat dhe liritë e garantuara me nenin 22 [Zbatimi i drejtpërdrejtë i marrëveshjeve dhe instrumenteve ndërkombëtare], nenin 31 [E drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm], nenin 32 [E drejta për mjete juridike] dhe me nenin 46 [Mbrojtja e pronës] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në lidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) dhe nenin 1 të Protokollit 1 (Mbrojtja e pronës) të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, si dhe me nenin 8, nenin 10 dhe nenin 17 të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut.
Kërkesa bazohej në nenin 113.7 [Juridiksioni dhe palët e autorizuara] të Kushtetutës, në nenin 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese (nr. 03/L-121) si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës të Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata, në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës, me nenin 20 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullin 39 (2) dhe 39 (3)(d) të Rregullores së punës, vendosi se kërkesa është e papranueshme.

Aktvendim
Lënda: KI 62/19
Parashtrues: Gani Gashi

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës [GSK-KPA-A-243/15], të datës 4 dhjetor 2018, me të cilin parashtruesi i kërkesës pretendonte se i janë shkelur të drejtat dhe liritë e garantuara me nenin 24 [Barazia para ligjit] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Kërkesa bazohej në nenin 113 [Juridiksioni dhe palët e autorizuara], paragrafët 1 dhe 7 të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese (nr. 03/L-121), si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata, në mbështetje të nenit 113.7 të Kushtetutës, të nenit 20 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe të rregullit 39(2) dhe 39 (3)(d) të Rregullores së punës, vendosi se kërkesa është e papranueshme.

Aktvendim
Lënda: KI 126/19
Parashtrues: Lon Paluca

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës [Rev. nr. 67/2019], të datës 20 mars 2019, me të cilin ishte refuzuar si i pabazuar revizioni i parashtruesit të kërkesës kundër aktvendimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës [CN. nr. 659/2015], të datës 21 dhjetor 2018, në lidhje me propozimin e tij për përsëritje të procedurës kontestimore. Parashtruesi i kërkesës pretendonte se me aktgjykimin e Gjykatës Supreme janë shkelur të drejtat e tij të garantuara me nenet 3 dhe 24 [Barazia para ligjit], 31 [E drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm] dhe 46 [Mbrojtja e pronës] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në lidhje me nenin 6 [E drejta për një proces të rregullt] të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, si dhe me nenin 10 të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut.
Kërkesa bazohej në paragrafin 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe palët e autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese (nr. 03/L-121), si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata, në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës, me nenin 48 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe në pajtim me rregullin 39 (3)(b) të Rregullores së punës, vendosi se kërkesa është e papranueshme.

Loading...
Global