Shpjegoni ndryshimin mes spiunimit dhe të treguarit

Fëmijët shpesh e kanë të vështirë të dallojnë spiunimin nga të treguarit. Shpjegojuni atyre se incidentet që rrezikojnë sigurinë janë ato që duhet tu tregohen të rriturve ndërsa gjërat e tjera të vogla thjesht prishin shoqërizimin nëse tregohen.

2. Luani me role skenarë të ndryshëm

Loja me role shërben si një mjet shumë i mirë për t’iu mësuar fëmijëve të kuptojnë se cilat janë sjelljet që duhet të raportohen tek të rriturit. Luani role të ndryshme dhe pyeteni fëmijën se çdo të bënte nëse ndodhnin situata të caktuara për të kuptuar nëse ai është i përgatitur të kërkojë ndihmë atëherë kur i nevojitet.

3. Mësojini fëmijës aftësi të zgjidhjes së problemeve

Nëse fëmija juaj spiunon të tjerët sepse ka vështirësi t’i përballojë situatat i vetëm, mësojini atij aftësi alternative në vend të spiunimit. Për shembull, nëse ai ankohet se shoku i zuri radhën, mësojini të komunikojë direkt me shokun për t’i sqaruar se është radha e tij.

4. Investigoni motivimin prapa spiunimit

Disa fëmijë spiunojnë për hakmarrje, ndërsa disa të tjerë e bëjnë thjesht për të tërhequr vëmendje. Është shumë e rëndësishme të kuptohet pse fëmija juaj spiunon shokët edhe për gjërat më të vogla? Kur të kuptoni arsyen, trajtojeni problemin në përshtatshmëri me arsyen duke i mësuar fëmijës mënyra të shëndetshme për të shprehur emocionet e parrehatshme që mund të jenë në bazë të spiunimit.

5. Ofroni shumë vëmendje pozitive

Vëmendja pozitive shpesh e redukton sjelljen spiunuese. Vendosni një interval të caktuar kohe për të luajtur me fëmijën tuaj çdo ditë. Edhe vetëm 10 minuta lojë çdo ditë me fëmijën tuaj janë të mjaftueshme për të reduktuar sjelljet problematike të kërkmit të vëmendjes siç mund të jetë dhe sjellja spiunuese.

6. Përgëzojeni fëmijën për rrëfime të përshtatshme

Përgëzojeni fëmijën tuaj kur ai vjen t’ju raportojë informacione të domosdoshme për tu ndarë. Nëse fëmija juaj thjesht spiunon, shpjegojini që është duke spiunuar, por mos i jepni pasoja negative. Nëse e përballni me pasoja negative kur ai spiunon, rrezikoni që ta frenoni atë t’ju qaset për t’ju treguar kur ndodhin situata serioze që ju duhet t’i merrni vesh. Me kalimin e kohës, me trajnim dhe disiplinë të përshtatshme, fëmija juaj do të dallojë saktë se çfarë është spiunimi dhe do ta reduktojë atë.

Loading...
Global