Portieri italian Mateo Voltolini është në telashe.

Një video “hot” prej 15 sekondash, në banjën e një diskoteke, e filmuar pa dijeninë e tij pas ndeshjes ndaj Vis Pesaros, ditën e shtunë në 17 nëntor, i ka kushtuar shtrenjtë portierit të dytë të klubit italian Reggiana, Mateo Voltolini.

Ai u pezullua një javë nga të gjitha aktivitetet sportive. Lojtari në një moment të mbrëmjes, hyri në banjë së bashku me të dashurën e tij dhe kryen marrëdhënie intime me të dashurën e tij, Juliette Ferrari.

Ata nuk e kuptuan që dikush te banjoja ngjitur po i filmonte nga lart, teksa videoja u bë virale në rrjetet sociale. “Nuk e dija që po më filmonin”, është shprehur portieri i dytë i Reggianas, pasi videoja u shpërnda me shpejtësi.

“Nuk besoj se kam bërë diçka të keqe”, ka thënë ndër të tjera portieri 23-vjeçar.

Voltolini dhe vajza, ngritën një padi kundër personave të panjohur që i filmuan, teksa presin të zbulohet autori.

Dyshimet e para të Policisë janë se një basketbollist i ri e ka realizuar videon.

Autori i regjistrimit, nëse zbulohet se kush është, mund të dënohet me burgim deri në gjashtë vite për publikimin pa dijeni të videos.

Loading...
Global