Klinika Universitare për Dermatologji furnizoi pajisje mjekësore të reja në vlerë të përgjithshme prej pothuajse gjysmë milioni denarësh, e cila do të sigurojë nivel më të lartë të diagnostikimit për pacientët që shërohen në këtë klinikë, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Nga sot, në klinikë në funksion janë aparate të reja për presoterapi dhe kullimin limfatik për të trajtuar insuficiencën venoze kronike, limfedemën parësore dhe sekondare të gjymtyrëve të sipërme dhe të poshtme; aparat digjital me ultratinguj ngjyra dopler, aparat për vlerësimin e qarkullimit arterial dhe venoz në gjymtyrët e sipërme dhe të poshtme, si dhe një aparat të ri për diagnostikimin in vitro në alergologji (testet e alergjisë në gjak) dhe alergjenët për të njëjtën gjë.

Konkretisht për aparatin diagnostikues in vitro në alergologji, bëhet fjalë për një teknologji shumë të ndjeshme, e cila është standardi më i fundit në testimin e alergologjisë. Avantazhi i kësaj metode është se testet mund të kryhen edhe kur pacientët janë duke marrë terapi antialergjike.

dhuro

Në periudhën e kaluar, në Klinikën e Dermatologjisë, janë realizuar aktivitetet për përmirësimin e kapaciteteve hapësinore. Për herë të parë është hapur një dhomë për izolim, sipas standardeve të IIS (Infeksione intra-spitalore), është rinovuar një dhomë e re pune për infermieret në repartin e grave dhe fëmijëve, është rinovuar biblioteka, dhoma e mjekëve kujdestarë dhe apartamenti për pacientët privatë. Në të njëjtën kohë, të gjitha dhomat janë me kondicioner, dyshemeja në spital dhe zonën ambulatore është ndërruar, të gjitha dhomat janë zbardhur plotësisht, si dhe janë blerë pajisje të reja kompjuterike për të gjitha ambulancat.

Gjatë dy viteve të fundit, Klinika e Dermatologjisë, është përforcuar në aspekt të personelit me tre specialistë dermatologë, dy mjekë në specialiazim dhe dy infermiere, theksojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Loading...
Global