Në “Anfield Road” do të zhvillohet një ndër duelet më të bukura të momentit në Evropë, për shkak të lojës së bukur që ofrojnë Liverpooli i Jurgen Klopp dhe Manchester City i Pep Guardiolës.

Për të dy skuadrat, kjo ndeshje do të vlejë “6 pikë”, e jo si zakonisht 3, për shkak se luajnë përballë njëra-tjetrës dy rivalët kryesor për titull.

City vjen në këtë ndeshje me shumë dëmtime në mbrojtje, ku në anën e majtë luan lojtari i akademisë, Angelino, kurse mesfushori, Fernandinho, vazhdon ta ketë rolin e qendërmbrojtësit.

Në anën tjetër, Klopp i ka të gjithë të gatshëm, përveç mbrojtësit Matip, vendin e të cilit e ka zënë Lovren.

Ndeshja mes dy pretendentëve për titull do të luhet në orën 17:30 dhe më poshtë mund të shihni formacionet zyrtare.

Image

Loading...