Sot në orën 18:55 Juventusi do të përballet në transfertë kundër Lokomotivës së Moskës në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt në fazën e grupeve të Champions Leagues.

Mungesa më e rëndësishme në skuadrën e Maurizio Sarrit janë dy mbrojtësit e dëmtuar, Chiellini dhe De Ligt, shkruan “Sportmediaset”, raporton SYRI.net.

Chiellini prej kohësh vuan nga probleme fizike ndërsa talenti holandez është dëmtuar gjatë duelit në fundjavë kundër Torinos.

Gjatë këtyre ditëve De Ligt nuk është stërvitur me skuadrën bardhezi dhe Sarri pritet që ta zëvendësojë atë me Daniele Rugani-n.

Dybala pritet të nisë ndeshjen nga stoli, ndërsa në repartin ofensiv do të aktivizohet treshja Ronaldo, Higuain, Ramsey.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave:

Image

Loading...