Një mësuese në një gjimnaz në Texas ku 90% e studentëve janë latinë u filmua duke i bërtitur njërit prej tyre me të madhe.

“Fol anglisht, ne jemi në Amerikë”, dëgjohet duke i thënë.

Carlos Cobian, student në gjimnazin Socorro tha se  po shkonte për në klasë ndërkohë që po shihte një ndeshje mes Argjentinës dhe Uruguajit në celular.

Ai tha për “KVIA-TV” se mësuesja e pyeti për pajisjen dhe ai iu përgjigj në gjuhën spanjolle duke i thënë “Por que?” (Përse?)

Në atë moment, mësuesja që nuk është identifikuar i kërkoi të fliste në gjuhën angleze. Videoja është bërë virale dhe të gjithë paragjykojnë mësuesen për veprimin ndaj studentit.

Ndërkohë, zyrtarët e shkollës kanë thënë se po e hetojnë rastin.

/Ora News.tv/

 

Loading...
Global