5 orë zgjati kongresi i rinisë së ASH-së, qytetarët e Tetovës mendonin se po flitej për luftën e Sirisë mes shteteve të mëdha SHBA- RUSI, por brenda sallës ishin të rinjtë e ASH-së dhe lideri i tyre Ziadin Sela që nuk u merreshin vesh, pasi mes dy kandidatëve doli edhe një kandidat nga Tetova, ku papritmas ua prishi detyrat e shtëpisë që kongresi të dukej si me fol për luftën e Sirisë.
Pas shumë debateve të nxehta mes të rinjve të ASH-së me moton “KTHEHU”, kumanovari Omer Ajdini e mori bajrakun për të çuar rininë e ASH-në drejtë rrugës së suksesit dhe fjalës së Arbër XHaferit siç thonë vet simpatizuesit e kësaj partie që është shkëputur nga PDSH-ja e Xhaferit dhe Thaçit.
Mes kësaj salle të vogël që grumbulloi gjithë rininë e ASH-së, fjalën e mori lideri i tyre Ziadin Sela, por gjatë fjalimit të tij, gjysma e sallës u boshatis, disa dolën para kohe, e disa rinin në korridore ende është mister se pse këta të rinj nuk e dëgjuan fjalimin e liderit të tyre Ziadin Selës ku siç thonë rinia e ASH-së do të sjell fitoren e 12 Prillit në këto zgjedhje.
Ndryshe ASH-ja e Selës sikur frikësohet të garojë e vetme në këto zgjedhje, vazhdon të kërkojë parti shqiptare opozitare dhe të pozitës për të bashkëpunuar kundër BDI-së së Ali Ahmetit.
Zyrtarisht Ziadin Sela ju bëri thirrje Alternativës së Gashit dhe BESËS së Kasamit për t’ju bashkangjitur dhe të dalin së bashku në këto zgjedhje, por asnjëra nuk pranon që të jetë me tjetrën dhe siç duket Sela do të duhet të zgjedh njërën o Kasamin opozitar o Gashin pozitar./TS/