FJALA – “Shengeni Ballkanik” është i pa pranueshëm

DEKLARATË PËR MEDIA – FJALA

Shengeni Ballkanik si projekt i disa liderëve të shteteve të ballkanit, rezulton të jetë një nismë e dështuar.

Së pari, projekti i tillë, në mënyrë të pavetëdijshme apo në mënyrë të orkestruar, rrezikon të rrëshqas në një aleancë ballkanike dhe bllok të shteteve të ballkanit, e cila do të tërhiqte vëmendjen ndërkombëtare dhe do të provokonte situata të reja problematike në arenën ndërkombëtare.
Disa e quajtën “Jugosllavia e re” por ajo që ne mendojmë se do të ngjajë është “Blloku perëndimor” që do të ishte aleancë e rezistencës kundër politikave të BE-së. Kjo do të hapte një kapitull të ri në fushën e marrëdhënjeve ndërkombëtare dhe do të shkaktonte një rrëmujë debatesh përmbrenda vetë BE-së, duke u rihapur debati i vitit 2004 “A po shpërbëhet BE-ja” si rezultat i politikave të BE-së duke mos u ofruar shteteve mbrenda dhe jasht saj zgjidhje për problemet e tyre, e cila tani po rezultonë me Brexit-in.

Së dyti, Kosova është shtet me të drejta të plota, e pranuar dhe e njohur ndërkombëtarisht. Mospjesëmarja apo mungesa e Kosovës në këtë takim (duke qenë ajo vetë temë diskutimi) dhe diskutimi i një projekti të tillë që do e prekte edhe shtetin e Kosovës, pa prezencën e Kosovës, nuk i jap legjitimitet politik kësaj nisme.
Mospjesëmarrja e Kosovës si shtet i barabart me shtetet e ballkanit, dëmton rënd interesat e shtetit të Kosovës dhe faktorizion interesat diplomatike e politike të shtetit të Serbisë.

Së treti, Kosova nuk ka nevojë për aktor politik të shteteve të tjera që ta luajnë ambasadorin për Kosovën. Kosova ka institucionet e saja, mekanizmat, protokolet dhe aktorët e saj politik për t’u përfaqësuar e për të bërë politikë. Kryeministri i Shqipërisë nuk ka nevojë as detyrim të flas në emër të të gjithë shqipëtarëve dhe ta bëjë ambasadorin e Kosovës. E drejtë dhe detyrim i tij është t’a mbrojë shtetësinë e Kosovës kur ajo cenohet dhe rrezikohet në prezencën e tij, por jo të flas në emër të Kosovës dhe të marr vendime në emër të qytetarëve të saj.
Krymenistri i Shqipërisë nëse do dëshironte t’i bëjë ndër dhe favor Kosovës do të duhej të mos prezante në një takim të tillë pa prezencën e përfaqësuesëve të shtetit të Republikës së Kosovës.

Së katërti, Projekti i tillë “Shengeni Ballkanik” do të thoshte treg të lirë me Serbinë, pa reciprocitet dhe 0% taksë.
Partitë politike që erdhën në pushtet me kauzat e atilla “reciprocitet me Serbinë” apo “taks 100%” do të thoshte se ato mashtruan vullnetin e qytetarëve të Kosovës vetëm për ta arritur pushtetin.

Së pesti, Kosova nuk ka nevojë për një projekt të ashtuquajtur “Mini shengeni i ballkanit” ngase qytetarët e Kosovës lëvizin lirshëm në Shqipëri, në Maqedoni, në Serbi etj, dhe anasjelltas, dhe këtë e bëjnë qytetarët çdo ditë pa viza, pa aplikim në ambasada, por thjeshtë me letërnjoftimet e tyre.
Sa i përketë lëvizjes së lirë mallërave, siç parashihet në këtë projekt, kjo do ta dëmtonte në mënyrë të rëndë e dramatike buxhetin e Kosovës, ku arka e buxhetit të shtetit mbulohet kryesisht nga taksat doganore.

Andaj FJALA nuk përkrah iniciativat dhe projektet e tilla të cilat mund të rezultojnë të dêmshme e të rrezikshme për Kosovën, e aqë më tepër kur këto ngjarje zhvillohen pa prezencën e përfaqësuesëve të Republikës së Kosovës.

Loading...
Global