Real Madridi ka marrë pikët e plota në udhëtim te Eibar, duke triumfuar 0-4

Pas spektaklit në Santiago Bernabeu në Ligën e Kmapionëve, Real ka dhuruar spektakël edhe në La Liga.

Të besuarit e Zinedine ZIdane kanë fituar me rezultat të thellë në xhiron e 13-tqë në La Liga, duke e mposhtur 4-0 Eibarin.

Dy kapitenët e parë të ekipit, Sergio Ramos dhe Karim Benzema, ishin ata që shënuan për Realin në pjesën e parë për rezultatin 3-0.

Karim Benzema zhbllokoi rezultatin duke shënuar për 0-1 në minutën e 17’të.

Pak minuta më vonë, në atë të 20-të, Eden Hazard fitoi një penallti, të cilën e ekzekutoi Sergio Ramos duke shënuar për 0-2.

Kurse në minutën e 29-të, Karim Benzema e gjeti sërish golin. Ai shënoi për 0-3 nga penalltia, e fituar nga Lucas Vasquez, për rezultatin e pjesës së parë 0-3.

Kurse, për atë përfundimtar, shënoi në pjesën e dytë mesfushori Fede Valverde, në minutën e 61-të. Reali ka pushtuar përkohësisht kreun në La Liga me 25 pikë, tri më shumë se Barcelona që pas pak luan me Celta Vigon.

Loading...
Global