Rashkaj ka falënderuar tifozët për përkrahjen e madhe gjatë kualifikimeve për Euro 2020

Kosova i ka mbyllur me humbje eliminatoret për Kampionatin Evropian, duke u mposhtur 0-4 në ‘Fadil Vokrri’ nga Anglia.

‘Dardanët’ humbën shansin për t’u kualifikuar direkt në Euro 2020 dhe tani do të kërkojnë të prekin Evropën përmes Ligës së Kombeve.

Anel Rashkaj, mesfushori i Kosovës, përmes një postimi në llogarinë personale në Facebook, ka falënderuar ‘Dardanët’ për përkrahjen dhe mendon se shpërblimi më i mirë për ta do të ishte kualifikimi në Euro 2020.

“Faleminderit shumë për përkrahjen e madhe. Shpresojm ne Mars te ju shpërblejmë me Kualifikim ne Evropian”, ka shkruar Rashkaj.

Kosova, tashmë e kualifikuar në play-off të Nations League, do të ketë punë me Maqedoninë në Mars. Në rast fitores, do të përballet me fituesin e duelit, Gjeorgji-bjellorusi, për të kërkuar kualifikimin në Kampionatin Evropian.

 

Loading...
Global