Ajo ka humbur shumë kilogramë.

E buzëqeshur, e ëmbël dhe mjaft simpatike ajo shfaqet çdo herë në ekranet tuaja, të cilat ua zbukuron çdo javë.

Bëhet fjalë për moderatoren e njohur kosovare, Blerona Zeqirin, e cila po pëlqehet mjaft nga publiku. Ndonëse, gjithnjë ka qenë e dashur nga publiku, moderatorja e njohur e RTV21 së fundmi, që ka larguar kilogramët e tepërt po e “djeg” rrjetin.

Blerona për ndjekësit e saj të shumtë po publikon imazhe të shumta nga përditshmëria e saj, në të cilat po duket me të vërtetë bukur.

E tillë, ajo duket edhe në fotosesionin e fundit, në të cilin shihet me fustan ngjyrë hiri, në të cilin vërehen linjat e bukura trupore të saj. Në imazhet e publikuara 150 mijë ndjekësit e saj në instagram Blerona po merr komente dhe pëlqime të shumta.

Loading...