Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA) ka publikuar disa lajme interesante, përfshirë një paralajmërim se ekziston një “tollovi” e madhe në orbitën e Tokës dhe se për të shmangur përplasjet ose dëmtimet, satelitëve gjithnjë e më shumë u kërkohet që të manovrojnë, paralajmëroi koordinatori i ESA Thomas Rainer.

Ai tha se orbita e Tokës është plot me mbeturina të ndryshme, dhe se “situata është përkeqësuar ndjeshëm gjatë dekadave të kaluara”.

Sipas tij, problemi do të vazhdojë të shumëfishohet në mënyrë dramatike.

“Ka shumë mbeturina të anijeve të hapësirës”, tha Rainer në një forum kushtuar funksionimit të anijeve kozmike në qytetin gjerman Bremen.

Rainer paralajmëroi gjithashtu se një satelit është lëshuar me sukses që do të çojë në një ndryshim rrënjësor të qasjes globale në internet, por nuk shpjegoi se për çfarë ndryshimi bëhej fjalë.

Raportohet gjithashtu se Rusia deri më tani ka dërguar 72 satelitë në orbitë, ndërsa India ka hedhur në hapësirë 31 satelitë.

Loading...
Global