Në fokus të Propozim buxhetit për vitin 2020 do të jenë investimet në kapitalin njerëzor, gjegjësisht në sistem më të mirë shëndetësor, arsimor dhe social dhe mbështetje e fuqishme për rritje në sektorin real. Këtë vit investojmë gati 56 për qind nga shpenzimet totale buxhetore në sferat në të cilat mbështetet kapitali njerëzor, gjegjësisht shëndetësia, arsimi dhe sociali kështu theksoi zëvendësministrja e financave, Shiret Elezi në prezantimin e Propozim-buxhetit për vitin 2020 para bashkësisë së biznesit, sektorit joqeveritar, sindikatave dhe ekspertëve, event ky që u organizua në Ministrinë e financave. Propozim buxheti është në vlerë prej 222.3 miliard denarë kurse shpenzimet janë në vlerë prej 239.6 miliard denarë dhe deficiti prej 17.4 miliard denarë ose 2.3%.

Elezi theksoi se ngjarjet e tilla janë praktikë e mirë, sepse mund të dëgjohen aspektet dhe mendimet e ekspertëve, sindikatave, sektorit të biznesit dhe sektorit joqeveritar. “Shkaku për të cilin mbështetja e kapitalit njerëzor është në fokus, gjegjësisht investimi në qytetarët dhe krijimi i kushteve më të mira për jetë, është sfida me të cilin përballemi si vend: ta ruajmë dhe ta përmirësojmë kapitalin tonë njerëzor. Nëse nuk investojmë në vazhdimësi në kapitalin njerëzor, si vend nuk do të kemi fuqi punëtore të përgatitur për vendet e punës të së ardhmes, nuk do të jemi konkurrues me ekonominë botërore dhe nuk do të mund të ruajmë rritjen ekonomike”, vlerësoi mes tjerave zëvendësministrja Elezi.

Jemi të vetëdijshëm se si vend sipas indeksit të kapitalit njerëzor, i cili e mat produktivitetin potencial të fëmijës sipas asaj që është investuar në të përmes shëndetësisë, arsimit dhe kujdesit social, mbesim prapa në rajon.

“Buxhet i mirë, është ai i cili i adreson prioritetet, ndërsa prioritet për rritje dhe progres të vendit është kapitali njerëzor”, potencoi kështu Elezi.

Elezi theksoi se deficiti buxhetor për vitin 2020 është përcaktuar në nivel prej 2,3 për qind, gjegjësisht në nivel më të ulët nga ky vit për të cilën është projektuar deficit prej 2,5 për qind, dhe në vitin 2018 kur është projektuar deficit prej 2,7 për qind.

“Ky është tregues i rëndësishëm i përcaktimit të fuqishëm për konsolidim fiskal, i shoqëruar me disiplinë të mëtutjeshme buxhetore dhe hapësirë të siguruar fiskale për mbështetje të ekonomisë vendore dhe qytetarëve dhe projekteve infrastrukturore”, tha para të pranishmëve zëvendësministrja Elezi.

Theksoi se projeksionet në buxhet janë bërë në bazë të rritjes së parashikuar për vitin e ardhshëm prej 3,8 për qind të BPV-së, i cili bazohet në rritjen e konsumit privat, eksportit dhe investimeve – publike dhe private. Rritja e pagës neto në vitin 2020, shtoi, është projektuar më 6.3 për qind, që bazohet në efektet nga rritja e pagës minimale, e cila do të rritet për 2.000 denarë nga dhjetori i këtij viti, por edhe rritja e pagave në sektorin privat, të mbështetura përmes masës për subvencionimin e kompanive private të cilat do ta rrisin pagën e të punësuarve.

Propozim buxheti për 2020 i cili përveç rritjes së rrogave të mjekëve, motrave medicinale, mësimdhënësve dhe rritjen e pensioneve shtohen edhe mjete për:
– Teatrin shqiptarë në Shkup;
– Teatrin në Tetovë;
– Rikonstruimin e pendës së lumit Shkumbin në Shipkovicë;
– Universitetin “ Nëna Terezë” në Shkup,
mjete per Universitetin e Tetoves, etj
– Agjencinë e gjuhës;
– Inspektoratin e gjuhës
– Spitalin në Kërçovë etj.

Shkalla e papunësisë në tremujorin e dytë të vitit 2019 është 17,5 për qind, përderisa në vitin 2020, sipas saj, pritet që të ulet në 16,1 për qind. Shkalla e punësimit pritet të rritet deri në 48,2 për qind në vitin 2020. Propozim buxheti i përgatitur nga Ministria e Financave nesër do të shqyrtohet në seancë qeveritare. Pas miratimit nga ana e Qeverisë do të dorëzohet për procedurë edhe në Kuvend

Loading...
Global