Kreu i KED Adrian Dvorani ka reaguar sapo presidenti Meta ka bërë të ditur se ka hedhur firmën në kallzimin ndaj tij. “Nuk po kuptoj kush ka folur Meta apo Presidenti???? “Nuk kam shkelur Kushtetuten, por Meta e interpreton gabim atë” shkruan zoti Dvorani në një reagim të gjatë. “Paraprakisht, për aq sa për momentin më rezulton nga media, mund të shprehem vetëm se ky kallzim penal, ndër të tjera, bazohet në pretendime për ekzistencën e disa fakteve, sjelljeve dhe veprimeve të cilat janë të pavërteta, por që ndoshta kallëzuesi mendon se kanë ndodhur apo do të dëshironte të kishin ndodhur për motivet që i di ai” shkruan zoti Dvorani. Ai bën të ditur se ky “nuk do të jetë komunikimi im i fundit me publikun për këtë çështje”

Loading...
Global