Shefi i kuzhinës më i komentuar në media për deklaratat e tij të bujshme e sherret me konkurrentët e “Hell’s kitchen”, Renato Mekolli feston sot ditëlindjen.

Në këtë ditë të rëndësishme, Renato ka vendosur të tregojë moshën me anë të një postimi në Instagram ku shkruan se kjo është hera e fundit që e tregon sa vjeç është.

Renato mbush sot 37 vjeç dhe ka marrë urime të shumta nga ndjekësit.

“37 Vjeç, 19/11/1982. Faleminderit familjen time dhe ty o zot për çdo gjë në jetën time ! Kam gjithçka kam dashur në këtë jetë,çfarë nuk kam akoma nuk e kam dashur shumë fort (Hera e fundit që them sa vjeç jam,nga ky moment jam vetëm 30 vjeç). E di që më doni prandaj dhe komentet i keni të hapura sot”, shkruan Renato.

Loading...
Global