Dje rreth orës 17 e 20 minuta, në rrugën regjionale Gostivar-Gradec, në fshatin Debresh, ka ndodhur aksident trafiku në mes të veturës ,,Golf,, me targa të Kumanovës të cilën e ka drejtuar 35-vjeçari I.Z. nga fshati Dobërdoll i Gostivarit dhe Traktor ,,IMT,, me rimorkio pa targa të regjistrimit, të cilin e ka drejtuar 56-vjeçari I.R. nga fshati Bogovinë e Tetovës.

Në këtë aksident, traktoristi ka pësuar lëndime të rënda trupore, kurse vozitësi i veturës ,,Golf,, ka pësuar lëndime të lehta trupore, kështu që menjëherë janë dërguar në Spitalin e përgjithshëm ,,Ferid Murad,, në Gostivar për tju ofruar ndihma mjekësore.

Në vendin e aksidentit inspektim ka kryer ekipi nga Stacioni policorë- Gostivar.

Loading...