Mbrëmjen e djeshme ka ndërruar jetë Andi Maloku, shoferi i prokurorit Arjan Ndoja i cili u përfshi në atentat pak ditë më parë.

Maloku, ish-efektiv policie ishte i shtruar në spital për të marrë mjekim pas atentatit, dhe qëndroi në reaminacion deri mbrëmjen e së mërkurës.

24 vjeçari ishte i paralizuar në pjesën e poshtme të trupit për shkak të një plumbi në zonën e shtyllës kurrizore.

Më pas Maloku po ndjente probleme në frymëmarrje. Mjekët dyshuan për një tromboemboli, plumbat që i kishin dëmtuar dy anët e mushkërive dyshohet që për këtë arsye të kenë nisur edhe komplikacioni, duke humbur më pas betejën me jetën.

Mësohet se fjalët e fundit që 24 vjeçari ka thënë teksa po e dërgonin për një skaner “Nuk i ndjej më këmbët, ç’më bënë maskarenjt”.

Andi Maloku ka qenë ish punonjës policie në Kruje dhe punonte për Ndojën për vetëm 30 mijë lekë të rinj në muaj.

Loading...