Kanë kaluar tashmë më shumë se një muaj që prej zgjedhjeve parlamentare që u mbajten në vend, dy partitë fituese kanë ngecur sa i përket koalicionit. Vetëvendosje ka ftuar LDK-në për takim liderësh, por kjo e fundit nuk i është përgjigjur.

Sipas VV-së, për të arritur bashkëpunim qeveritar është mirë që të takohen liderët e partive, Albin Kurti e Isa Mustafa.

Madje, siç ka konfirmuar Albulena Haxhiu e VV’së, Vetëvendosje i ka derguar një ftesë LDK’së për këtë taki, dhe se certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve nuk duhet të jetë pengesë për ta arritur marrëveshjen për bashkëqeverisje.

dhuro
Mirëpo në anën tjetër, nga LDK askush nuk ka pranuar të flasë për këtë çështje.

Haxhiu thotë se edhe nëse koalicioni Nisma, AKR dhe PD hyn në Kuvend, nuk do të ketë vend për ta në Qeveri.

Kujtojmë se sipas vendimit të Gjykatës Supreme, votat e ardhura nga Serbia janë anuluar plotësisht, dhe se në bazë të kësaj, koalicioni NISMA-AKR-PD bëhet pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Loading...
Global