Një çift shqiptar, në Itali ka tentuar të përdhunonte një ukrainase.

Ata kanë tentuar ta përdhunonin me kastravec dhe më pas ta filmonin me celular, por fatmirësisht gruaja ia ka dalë të shpëtojë.

Më pas ukrainasja kishte shkuar në komisariatin e Terni dhe mes lotësh kishte bërë denoncimin.

Kjo ka qenë edhe arsyeja e dënimit të dy shqiptarëve, një 32 vjeçar dhe një 26 vjeçare, nga gjykata e Ternit më 12 nëntor të këtij viti. Ata janë dënuar me 3 vite e 4 muaj burg, nën akuzën e tentativës për përdhunim.

Telashet nisën për ukrainasen kur ajo, pak javë para incidentit, pranoi të fuste në shtëpi një shtetas shqiptar, tani 33 vjeç, për të ndarë shpenzimet.

Me kalimin e kohës, shqiptari mori kontrollin e banesës së ukrainases, duke e keqtrajtuar, duke i marrë para e ngrënë shqimet e saj, ndërkohë lejoi dy shqiptarët të hynin e të dilnin sipas qejfit në shtëpi.

Kulmi i fatkeqësisë për ukrainasen erdhi në mars 2013, kur shqiptarët e morën me forcë në dhomë, e zhveshën, e tallën dhe e filmuan me celular teksa përpiqeshin ta dhunonin me një kastravec.

Loading...
Global