Ministria e financave planifikon të ndajë 64.3 milion euro më shumë, në fondin e sigurimit pensional dhe invalidor për vitin e ardhshëm, sipas projekt-buxhetit të vitit 2020. Edhe pse vetë Fondi ka kërkuar nën 20 milion euro, apo më pak para, sipas planit, është planifikuar ti ndahen 46.5 milion, më shumë sesa kërkohet. Alsat ka kërkuar të marrë një përgjigje nga Ministrja e Financave, Nina Angelovska, nëse rritja e buxhetit të Fondit do të thotë mbulim i fshehur i deficitit, me të cilin përballet Fondi? Nëse po, a do të thotë kjo që reformat e paralajmëruara të fundit të pensioneve kanë dështuar?

Nuk do të doja të komentoj diçka, që nuk është bërë publike. Le të kalojë buxheti në një mbledhje të qeverisë, sepse deri atëherë mund të ndryshojë”-tha Nina Angelovska, ministre e Financave.

Fondi pensional ka vite që po përballet me mungesë parash, kështu që çdo vit është e nevojshme të ndahen para shtesë nga Arka e shtetit, si dhe para shtesë me rishikimet e rregullt të buxhetit. Sipas, Ministrisë së Punës, këtë vit mungesa e parave në FPIM, arriti në rreth 27 milion EUR, dhe në vitin 2018 rreth 30 milion.

Loading...
Global