Ju ndoshta keni parë këto foto pa e ditur se ku janë bërë apo çfarë ndodhet aty.

Chand Baori është pusi më i thellë në botë deri te cili zbritet përmes shkallëve dhe mund të arrihet pavarësisht nga koha e vitit, pasi është krijuar që të jetë gjithnjë me ujë.

Kjo është gjithashtu një arkitekturë klasike e shekullit të 8-të dhe 9-të që është e njohur për botën hindu.

Bunari me 3500 shkallë ndodhet në Rajasthan, në fshatin Abhaneri dhe u ndërtua rreth 1.200 vjet më parë. Është i rrethuar nga një rrjet i shkallëve nga tre anë, ndërsa në të katërtën ndodhet një kompleks rezidencash mbretërore dhe skena me skulptura dhe zbukurime.

Muret dhe shkallët janë bërë me gurë të errët vullkanik që parandalojnë rrjedhjen e ujit, kështu që gjatë shirave monsunike pusi mbushet pothuajse deri në krye.

Në të kaluarën, Chand Baori kishte funksionin e bunarit dhe sot uji në të nuk është për t’u pirë. Sidoqoftë, kjo ndërtesë është bërë një atraksion turistik, por edhe një vend i preferuar për mbledhjen e vendasve.

 

Loading...
Global